Ç'eshte QPZ?

Qendra e Publikimeve Zyrtare, u krijua me nxitjen dhe si rezultat i një projekti të përbashkët të Këshillit të Europës, Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore. Ajo u krijua me ligj të vecantë nr. 8052, datë 30.6.1999 ndryshuar me ligjin nr.9091, datë 26.6.2003.

Qendra filloi funksionimin e saj normal në janar 2000, me misionin kryesor publikimin e akteve ligjore e nënligjore të shtetit shqiptar. Krijimi i saj doli si një nevojë e domososhme në drejtim të krijimit të shtetit ligjor dhe mungesës së theksuar të informacionit ligjor në public. Këtë mision ajo e realizon kryesisht me anë të botimit të Fletores Zyrtare, numri i të cilave është dyfishuar dhe trefishuar cdo vit. Kjo për shkak të shtimit të akteve të shtetit shqiptar, rritjes së shpejtësisë së botimit, si dhe rritjes së volumit për shkak të botimit edhe të teksteve të marrëveshjeve të ratifikuara me ligj, të cilat nuk botoheshin më parë. Kjo ka shkaktuar një boshllek të madh të cilin kemi marrë përsipër ta mbushim me botime të vecanta të të gjithë teksteve të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në këto bashkëpunime qendra i shton vlera të mëdha botimeve në fusha të ndryshme, duke përfshirë një punë të kualifikuar dhe profesionale për azhurnimin dhe paraqitjen sa më koherente të botimeve të saj. Ajo punon me një staf te perkushtuar dhe të larte profesionalisht, gjë që ka bërë që puna e saj të jetë shumë e vlerësuar dhe me rezulate të prekshme, gjë që duket me botimet e saj që shtohen çdo ditë.