Shpjegime mbi mënyrën e kërkimit

Në këtë arkive mund të kryhen kërkime që kënaqin të gjitha kërkesat e përdoruesve.

Kërkimi i lirë:
Nëse ju keni fjalët kyçe në lidhje me aktin apo aktet e dëshiruara ju mund t'i shkruani ato në fushë ku shkruhet: "Fjalët kyçe" duke përdorur një nga mundësitë poshtë saj dhe konkretisht: "Gjithë fjalët" apo "Ndonjë nga fjalët" apo "Me frazën e saktë", si dhe duke klikuar butonin "Kërkim"
Për ata që janë të rinj me mekanizmat e kërkimeve në arkivat elektronike, po shpjegojmë ndryshimin mes këtyre mundësive:
1. "Gjithë fjalët" do të japë një rezultat me aktet që kanë brënda tyre gjithë fjalët e deklaruara si fjalë kyçe, pavarësisht se ku ndodhen ato.
2. "Ndonjë nga fjalët" do të japë një rezultat me aktet që kanë brënda tyre të paktën një nga fjalët e deklaruara si fjalë kyçe, pavarësisht se ku ndodhen ato.
3. "Me frazën e saktë" do të japë një rezultat me aktet që kanë brënda tyre saktësisht shprehjen e deklaruar si fjalë kyçe.

Kërkimi i avancuar:
Përveç kërkimit të lirë është realizuar kërkimi me më shumë kritere që do ta quajmë "Kërkim i Avancuar". Ky kërkim jep mundësinë e përcaktimit të:
1. Përcaktimit të pjesëve të aktit ku dëshirojmë të kërkojmë me fjalët kyçe,
2. Zgjedhjen e llojit të aktit që duhet, psh: "Ligj", "Dekret", "Vendim i KM", etj,
3. Deklarimit e numrit të aktit,
4. Zgjedhjen e vitit të aktit,
5. Zgjedhjen e ststusit të aktit.

Ne rekomandojmë që kërkimet të bëhen me rrënjët e fjalëve duke shtuar kriterin "*" në fund të fjalës.

Shembull:
Në vend të fjalës - Komisioneve -
vendosni             - komision* -